“Pirja e duhanit më vrau” shkruan në varrin e një duhanpirësi0 komente

nga admin
Postuar në 09 Mar 2010 në 11:48am

Dëshira e fundit e njeriut që ndërroi jetë nga sëmundja e shkaktuar nga pirja e duhanit, ka qenë që në varrin e tij të vendoset mbishkrimi “Pirja e duhanit më vrau”.

Albert Vitamor (85) nga qyteti anglez Dover ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 85 vjeçare pas sëmundjes shumëvjeçare të mushkërive të bardha, të shkaktuar nga pirja e duhanit.

Duke dashur që rasti i tij të jetë paralajmërim për të tjetër kërkoi mbishkrimi të vendoset në makinën e varrimit  me të cilën arkivoli me kufomën e tij do të dërgohet te varrezat. Konsideroi se kështu të gjithë bashkëqytetarë e tij do ta shohin porosinë.

Vitamor dëshirën e vendosi edhe në testamentin e tij dhe kërkoi edhe një mbishkrim i tillë të qëndrojë në varrin e tij.

Lexo edhe...
Reklama ad

Repliko

Anti-Spam Protection by WP-SpamFree