Gjithmonë kur fillon një vit i ri duhet ta keni parasysh se çka keni lënë pas dhe çka keni mësuar nga vitet e kaluara. Sa më shpejtë që i mësojmë disa gjëra aq më lehtë e kemi që të përparojmë në sfida të reja.
Me siguri të gjithë do të pajtoheni me disa gjëra se do të iishte shumë më mirë dikush të na kishte mësuar para disa vitesh dhe të mos kishim gabuar tani. Kështu në këtë post ne i kemi përzgjedhur vetëm disa që për ne kanë qenë më kryesore:
- 10. Në të shumtën e rasteve, çka mendojnë të tjerët nuk është e rëndësishme. Me siguri të gjithëve në vitet e shkollës së mesme u ndikojnë mendimet e të tjerëve dhe mundohen që të këlnaqin mendimet e të tjerëve, por më vonë e kuptojmë se kemi qenë gabim kur pas një kohe e vërejmë se ata nuk janë pjkesë e jetës tonë.Mos harroni më e rëndësishmja është se si ju ndjeheni për veten tuaj.
- 9. Hulumto hobi dhe mundësi të reja. Gjithmonë kur dëshironi të filloni diçka të re frikoheni se mos të dështoni dhe dhe të turpëroheni dhe me siguri kjo ju ndalon të provoni diçka të re. Nëse tani shikoni pas do të vëreni se keni humbur shumë kohë. Mos harroni se duke provuar gjëra të reja, pa marrë parasysh se a dështoni ju e kuptoni se shumë gjëra të reja mund të ju kënaqin.
- 8. Askush nuk e di se çka mendon gjersa nuk tregon. Njerëzit nuk janë lexues mendimesh. Nëse në një punë jeni duke punuar me shumnë mund mos pritni se do t’ju rritet rroga nëse nuk kërkoni një gjë të tillë.Mësohuni të komunikoni.
- 7. Njoftohu me të gjithë në fakultet. Sepse kjo krijon një rrjetë . Kjo të ndihmon për shumë gjëra në jetë. Për shembullkur në një kompani kërkohet punëtor i ri ata sëpari kërkojnë ndonjë, që njihet nga punëtorët në organizatë, ndërsa CV-të merren parasysh në fund.
- 6. Të gjitha vendet e punës braktisi me marrëdhënie të mira. Kushedi se sa keq të ndjeheni për punën që e braktisni asjëherë mos i thuani shefit tuaj në mënyrë jo të hijshme se ai është shefi më i keq nlë botë apo se vendi i punës është katastrof, sepse përsëri duhet të kërkkosh ndonjë vend pune tjetër dhe për atë vend pune duhet referencë dhe rekomandim.
- 5. Paguaji borxhet. Por kjo nuk do të thotë se pasi që e përfundoni fakultetin duhet të zgjidhni punë me të ardhura të mëdha, por jo afatgjate. Ajo do të thotë se duhet ta zgjidhni rrugën e drejtë të karrierës tuaj.
- 4. Investo në veten tënde. Kur investon në vete, atëherë asnjëherë nuk humbën. Kjo vlen për gjithçka. Për çdo njohuri të re.
- 3. Nuk mund të ndryshosh asgjë duke u ulur pas dhe duke shikuar nga atje. Ndryshimi kërkon dy gjëra: vendim i vetëdijshëm për të përmbushur diçka dhe për ta ndjekur. Nëse dëshiron të përmbushish diçka, atëherë bëje tani. Nëse jo tani, atëherë bëje sot. Nëse nuk mund të bëhet sot, atëherë filloje sot. Mos harroni se gjëja më e rëndësishme është starti. Ndërsa pastaj pjesa më e vështirë është ndjekja.
- 2. Prite që njerëzit të jenë negativ, veçanërisht nëse je duke e ndjekur rrugën tënde. Gjatë të gjitha ecurive në jetë mos prit se njerëzit do të dalin sy në sy me ti. Njerëzit do të dalin nga pylli të të tregojnë se ke dështuar, se nuk je i mirë, do të qeshin në fytyrë, do të zihen me ti, etj etj. Shpesh do të përballesh me raste kur njerëzit, që i do dhe i respekton tejmase do të paraqiten me mendime negative , por asnjëherlë mos lejo që ata të kenë sukses në qëllimet e tyre.
- 1. Bëje atë që je. Të gjithë kemi dëgjuar thënien:” Nëse e dashuron atë që e bën, atëherë nuk duhet të punosh asnjë ditë në jetë[n tënde.” Problemi është se shumë pak njerëz e kanë këtë luksuz. Si duket kjo u ndryshua në :” Nëse e bën atë që duhet ta bësh, kur duhet ta bësh, atëherë ndoshta një ditë do të mund ta bësh atë që dëshiron ta bësh, kur dëshiron ta bësh.”E kalon një pjesë të madhe të jetës duke e pritur që ajo ditë të vij.
Nëse edhe ju keni të shtoni diçka në lidhje me këtë listë, atëherë na shkruani më posht… Por edhe sikur të keni diçka kundër kësaj liste….
Lexo edhe...- Pse njerëzit nuk e arrin potencialin e tyre
- Si të bëhem e bukur?
- Top 5 mënyrat për të ndërtuar jetë të mrekullueshme
- Disa te verteta, qe ndryshojne gjate jetes
- 10 rregulla per te qene njeri...
- Si të bëhesh PERSON më i mirë?!
- Ligjet e Arta me të cilat duhet jetuar
- Çka nuk do t'ju pyes Zoti?
- Fakte të jetës, që patjetër duhet t'i dini
- A keni kohë për kafe me shoqërinël tuaj?-diçka për ta menduar...




oo njerezz PO DONJE VETVETEN SE ASKUSH NUK VU DON