5 fundamentet për sukses në jetë0 komente

nga admin
Postuar në 03 Mar 2010 në 6:34pm

Çka mund të bëjmë për të qenë më të suksesshëm? Si mund të shkëlqejmë në çdo fushë të jetës profesionale apo personale?

Në këtë post janë mbledhur shumë studime në lidhje me këtë temë dhe janë pëembledhur 5 pika , që cilat konsiderohen si fundamentale.

  • 1. Bëhu proaktiv

Një njohës i mirë i kësaj çështjeje Viktor Frankl ka thënë se në mes të sitmulusit dhe përgjigjes është një hendek i madh dhe brenda këtij hendeku shtrihet e tërë liria jonë. Edhepse ai vuajti privim në kampet naziste ai e kuptoi se ai ishte përgjegjës për mendimet dhe veprimet e tij.

Ashtu si Frankl edhe ne duhet të mundoehmi të bëhemi krijues të fatit tonë duke e orkestruar përvojën tonë. Gjithçka fillon në mendje dhe del jashtë, pra gjithçka që ndodh rreth nesh  është refleksion i botës tonë të brendshme. Nëse e lejojmë botën tonë të rritet si e egër apo nëse në të lulëzon pranvera apo të kultivojmë diçka tjetër- e tëra është zgjidhja jonë: kjo është ajo që nënkupton proaktivitet.

  • 2. Merr përgjegjësi

Gjersa kemi fuqi të zgjedhim për përvojën tonë, atëherë gjithashtu duhet të pranojmë përgjegjësi për të. Ndodhta jo gjithçka që është kah rruga jonë është rezultat i mendimit tonë, por ajo që e tërheqim në jetën tonë është më së shumti nga mendja jonë. Më së tepërmi ajo paraqitet në ndërdijen tonë, por ndërdija merr udhëheqje nga mendja jonë. Pra ndryshimi i mendimit tonë mund ta ndryshoj botën tonë dhe ne jemi përgjegjës për këtë.

Sjellja jonë është rezultat natyror i imazheve tona mentale dhe jemi përgjegjës për sjelljen tonë gjithashtu. Gjithashtu nëse i lejojmë të tjerët të jenë të involvuar në mendimet tona gjithashtu ne jemi përgjegjës dhe fajtor për këtë.

  • 3. Bëhu lider i mirë

Nuk mund të jemi të duksesshëm në asnjë fushë të jetës nëse nuk jemi lider të mirë. Lidershipi është një art dhe të gjithë duhet të zbulojnë ndonjë qasje për të. Sëpari duhet ta zbulojmë se si duhet ta udhëlheqim veten  dhe kjo do të thotë se duhet të kemi një busollë, një drejtim një i udhëheq të gjitha aksionet tona.

Gjersa i udhëheqim të tjerët: si prindër, shefa, familjarë, si organizatorë, sëpari dueht ne të udhëheqim me shembull, duke e bërë të qartë se cilat janë vlerat tona dhe me cilat vlera jetojmë ne. Çdo inkonsistencë në udhëheqjen tonë do të vërehet do të shikohet dghe do ta shkatërroj efektivitetin tonë.

Kjo më së miri përmblidhet në vargjet e Tao Te Ching:

“Ushtari i mirë nuk nxit frikë,

Luftëtari i mirë nuk nxit agresion,

Pushtuesi i mirë nuk angazhohet në luftë,

Lideri i mirë nuk ushtron autoritet.

Kjo është vlera e parëndësisë,

kështu mund të fitohet bashkëpuniumi i të tjerëve,

kështu mund të ndërtohet e njëjta harmoni që është në natyrë.”

  • 4. Mos lejo frika të të ndal

Gjothmonë kur rritemi paraqitet frika. Gjithmonë kur bëjmë diçka të re paraqitet frika. Gjithmonë kur e shtyjmë veten kah lartësi të reja ose e zmadhojmë zonën tonë të komforit paraqitet frika. Kjo është natyra e jetës.  Jeta gjithmonë lëviz- ose shkojmë përpara, rritemi ose shkojmë pas, vdesim. Ne mund të zgjedhim – ose mund të rritemi ose mund të vdesim. Rritja dhe frika shkojnë sëbashku. Është pjesë e një pakoje dhe nëse nu mund ta mbulojmë pakonë të tërë, atëherë do të vdesim.

Mos ju friko dështimit – dështimi është i paevitueshëm dhe i domosdoshëm. Shikojeni jetën e ndonjë personi të suksesshëm dhe do ti shikoni vargjet e dështimeve. Ata dështime janë fondacioni i suksesit, gjersa mësojmë prej tyre.

Mos ju friko të tjerëve. Ata janë të ndjeshëm dhe të mrekullueshëm njëlloj si ti. Vetëm se ata ndonjëherë ata paraqiten në atë mënyrë që e mbrojnë veten . Secili e jep maksimumin, prandaj bëhu xhentil me të tjerët dhe mos u friko nga ata. Kur i përballon frikat e tua, atëherë ata zhduken si tym.

  • 5. Asnjëherë mos u ndalo së mësuari

Është përfunduar se të mësuarit është aktiviteti fundamental i një jete të suksesshme. Nëse dështojmë të mësojmë , atëherë dështojmë të rritemi dhe kjo do të thpotë se nëse vdesim. Jeta na jep mundësi të pafundme për të mësuar dhe sa më e vështirë situara, aq më të mëdha janë gjasat për të mësuar.

Mund të mësojmë nga njerëzit e tjerë, veçanërisht nga të vështirët-ata janë si engjuj të dërguar nga parajsa për të na mësuar neve për vetvetet e tyre. Ne mund të mësojmë nga gjërat që ndodhin rreth nesh. Dhe mbi të gjitha mund të mësojmë nga të pamurit e vetes tonë, duke e parë se si reagojmë dhe se si thellësisht reflektohemi në atë që na lëviz.

Këta 5 aktivitete nëse mund të bëhen  shprehi do të na dërgojnë deri te suksesi në të gjitha fushat e jetës. Ata nuk mund të rregullohen shumë shpejt, por janë themelet e jetës së suksesshme.

Lexo edhe...
Reklama ad

Repliko

Anti-Spam Protection by WP-SpamFree