Gjithnjë e më shumë gra nga Greqia duan burra më të rinj se ato, ndërsa gjashtë prej dhjetë grave kanë pranuar se e kanë tradhëtuar partnerin e tyre.
Këto janë të dhënat nga anketa e zbatuar nga Instituti për shëndet seksual dhe andrologji, ndërsa të publikuar në gazetën greke Katimerini.
Një kinez ka kaluar me lëndime të lehta pasi që duke menduar se po hyn në nevojtore, ka hapur derën e ashensorit dhe ka rënë në bodrum nga një lartësi prej 30 metrave. Kinezi 38-vjeç ka qenë mysafir me bashkëshorten në një dasmë. Gjatë darkës është nisur drejt nevojtores dhe nuk është kthyer. Bashkëshortja ka filluar ta thërras në celular, mirëpo ai nuk është paraqitur. Tre orë e gjysmë më vonë, i është përgjigjur thirrjes së saj, por nuk ka qenë në gjendje të flasë dhe ka lëshuar vetëm zëra të çuditshme. Atëherë mysafirët kanë filluar ta kërkojnë dhe e kanë gjetur në fundin e zgafellës së ashensorit. Mjekët në spitalin lokal e kanë pranuar të lënduarin, kanë qenë të befasuar që kinezi 38-vjeç ka pësuar vetëm me lëndime më të lehta.
Infermierja Sala Dojl nga spitali “Mbretëresha Elizabet” në Londër është pushuar nga puna për shkak ka pasur lidhje me vejanët e pacienteve të saj.
Prirjen e saj ndaj bashkëshortëve vajtues të pacienteve të saj e kanë vërejtur koleget e saj të spitalit, ndërsa Dojl është kapur në akt se si përqafon me butësi një vejan 50-vjeçar pasi që bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë vitin e kaluar.
Unioni Tregtar Ndërkombëtar (UTN), në ditën e sotme kushtuar grave kumtoi se nënat fitojnë tri herë më pak se burrat, ndërsa njëherit përballen me shumë pengesa në karrierën e tyre.
Sipas raportit gratë të cilat kanë fëmijë mesatarisht fitojnë 68 për qind më pak se burrat apo thuajse 74 për qind nga fitimi i burrave.
Falë strukturës së ndryshme të disa pjesëve të trupit të cilat realizojnë “gjurmë të vetme tingëllore”, në të ardhmen do të mund të shkruajmë SMS-porosi me lëvizje të gishtërinjve përmes dorës personale.
Teknologjia revolucionare e bërë nga ana e Majkrosoftit dhe Universitetit Karnegi Melon, përdor “akustikën e trupit” që ta shndërrojë lëkurën në ekran interaktiv të ndjeshme me prekje.
Çfarë bën disa njerëz kreativ? Si ata arritën të bëhen milionera? Ua prezantojmë disa nga idetë më interesante me të cilat pronarët e tyre kanë arritur deri te milionat…
1 000 000 piksella, shiteni çdo piksell për një dollar- ndoshta ju duket ideja më pa lidhje për on line biznes. Megjithatë Alex Tew, 21 vjeçar, i cili doli më këtë ide tani është milioner.
Albinizmi është mungesa e një pigmenti në lëkurë, sy dhe flokë. Në Afrikë njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje perveç se janë më të ndjeshëm nga rrezet e Diellit ata gjithashtu edhe nga shoqëria trajtohen në mënyrë diskriminuese dhe disa prej tyre edhe vriten për shkak të besimit të disa njerëzve se këta bartin fat të keq.
Një prift spanjoll dyshohet se ka shpenzuar para të besimtarëve në ahengje me prostituta.
Sipas internet portaleve spanjolle prifti shpenzoi 17 mijë euro, ndërsa ka ndjekur edhe sajtet pornografike dhe ka shfrytëzuar linja të ngrohta telefonike.
You can subscribe në mendoj.com by e-mail address to receive news and upates directly in your inbox. Simply enter your e-mail below and click Sign Up!
| Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Feb | ||||||
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | 31 | ||||