Gjithnjë e më shumë gra nga Greqia duan burra më të rinj se ato, ndërsa gjashtë prej dhjetë grave kanë pranuar se e kanë tradhëtuar partnerin e tyre.
Këto janë të dhënat nga anketa e zbatuar nga Instituti për shëndet seksual dhe andrologji, ndërsa të publikuar në gazetën greke Katimerini.
Një kinez ka kaluar me lëndime të lehta pasi që duke menduar se po hyn në nevojtore, ka hapur derën e ashensorit dhe ka rënë në bodrum nga një lartësi prej 30 metrave. Kinezi 38-vjeç ka qenë mysafir me bashkëshorten në një dasmë. Gjatë darkës është nisur drejt nevojtores dhe nuk është kthyer. Bashkëshortja ka filluar ta thërras në celular, mirëpo ai nuk është paraqitur. Tre orë e gjysmë më vonë, i është përgjigjur thirrjes së saj, por nuk ka qenë në gjendje të flasë dhe ka lëshuar vetëm zëra të çuditshme. Atëherë mysafirët kanë filluar ta kërkojnë dhe e kanë gjetur në fundin e zgafellës së ashensorit. Mjekët në spitalin lokal e kanë pranuar të lënduarin, kanë qenë të befasuar që kinezi 38-vjeç ka pësuar vetëm me lëndime më të lehta.
Infermierja Sala Dojl nga spitali “Mbretëresha Elizabet” në Londër është pushuar nga puna për shkak ka pasur lidhje me vejanët e pacienteve të saj.
Prirjen e saj ndaj bashkëshortëve vajtues të pacienteve të saj e kanë vërejtur koleget e saj të spitalit, ndërsa Dojl është kapur në akt se si përqafon me butësi një vejan 50-vjeçar pasi që bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë vitin e kaluar.
Unioni Tregtar Ndërkombëtar (UTN), në ditën e sotme kushtuar grave kumtoi se nënat fitojnë tri herë më pak se burrat, ndërsa njëherit përballen me shumë pengesa në karrierën e tyre.
Sipas raportit gratë të cilat kanë fëmijë mesatarisht fitojnë 68 për qind më pak se burrat apo thuajse 74 për qind nga fitimi i burrave.
Albinizmi është mungesa e një pigmenti në lëkurë, sy dhe flokë. Në Afrikë njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje perveç se janë më të ndjeshëm nga rrezet e Diellit ata gjithashtu edhe nga shoqëria trajtohen në mënyrë diskriminuese dhe disa prej tyre edhe vriten për shkak të besimit të disa njerëzve se këta bartin fat të keq.
Një prift spanjoll dyshohet se ka shpenzuar para të besimtarëve në ahengje me prostituta.
Sipas internet portaleve spanjolle prifti shpenzoi 17 mijë euro, ndërsa ka ndjekur edhe sajtet pornografike dhe ka shfrytëzuar linja të ngrohta telefonike.
Karl Rebeder nga Austria vendosi tërë pasurinë e vet prej tre milionë eurove t’ua dhurojë fëmijëve pa prindër në Amerikën Jugore meqë pasuria tepër ka qenë ngarkesë për të.
“Tashmë i dhash automobilat dhe avionin, ndërsa pjesën tjetër do ta jap së shpejti. Mezi pres që të lirohem prej të gjithave”, deklaroi Rebeder.
Fejsbuk hoqi profilet e 30 të burgosurve në Britaninë e Madhe meqë ata përmes tyre kanë maltretuar viktimat e veta.
Këtë e kumtoi ministry britanik i Drejtësisë Xhek Strou, i cili shtoi se vendimi i tillë është marrë meqë të burgosurit kanë përdorur rrjetin social për t’i maltretuar viktimat e tyre dhe të komunikojnë me bashkëfolësit e vetë.
Numri i miliarderëve në Rusi në vitin 2009 është rritur për 50 për qind, krahas asaj se shteti ende nuk ka tejkaluar krizën ekonomike, shkruan revista ruse “Finans”.
Kapitali i përgjithshëm i dhjetë miliarderëve të parë në Rusi thuajse se është rritur dyfish, në 139.3 miliardë dollarë, kundrejt 75.9 miliardë dollarëve, aq sa ishin në vitin 2008, theksoi revista.
You can subscribe në mendoj.com by e-mail address to receive news and upates directly in your inbox. Simply enter your e-mail below and click Sign Up!
| Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Feb | ||||||
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
| 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
| 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
| 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
| 29 | 30 | 31 | ||||