Vendi

Gjarpëri i varur nga pirja e duhanit

Gjarpëri i varur nga pirja e duhanit

POSTUAR në 03 Feb 2010 në 7:45am

Një zvarritës 3 vjeçar nga Tajpej i Tajvanit është bërë i varur nga nikotini, duke iu falemenderuar pronarit të vet Sho Lau, i cili e kishte shprehi pirjen e duhanit.

Pronari ka thënë se është habitur kur një ditë e ka hedhur cigaren në tokë gjarpëri ka shkuar në tokë dhe e ka marrë dhe e ka pirë.

Sensacion i një shqiptari, F1 nga gurri

Sensacion i një shqiptari, F1 nga gurri

POSTUAR në 26 Jan 2010 në 2:22am

Tre vëllezër nga një fshat i Shqipërisë kanë harxhuar gjashtë tonelata gurrë të kuq për ta bërë nga gurri bolidin e F1.

Vëllezërit Gjini porojektin e tyre e filluan si një dhuratë për një kushëri të tyre, por pastaj ajo u bë sensacion botëror.

Pirja e duhanit do të dënohet edhe gjatë Vitit të Ri

POSTUAR në 25 Dec 2009 në 8:18am

Duhanpirësit, pasi që të urojnë Vitin e Ri, do të duhet menjëherë t’i fikin cigaret, meqë nga mesnata e 1 janarit do të fillojë zbatimi i Ligjit për ndalesë të pirjes së duhanit.

Inspektorët shtetërorë tashmë janë në terren dhe paralajmërojnë objektet hotelierike se ligji do të zbatohet në mënyrë strikte në minutat e para të vitit 2010.

Top lista e faqeve më të vizituara në Maqedoni për nëntor '09

Top lista e faqeve më të vizituara në Maqedoni për nëntor ‘09

POSTUAR në 04 Dec 2009 në 1:43pm

Në listën e faqeve më të vizituara për muajin nëntor mendoj.com rradhitet në vendin e 23-të të të gjitha faqeve në Maqedoni sipas numrit të vizitorëve. mendoj.com për muajin nëntor ka pasur 45 715 vizita ose mesatarisht 1 524 vizita në ditë.

Prej faqeve shqiptare në Maqedoni sipas numrit të vizitorëve mendoj.com gjendet në vendin e tretë.

Fillon beteja për Kosovën…

POSTUAR në 01 Dec 2009 në 9:04am

Procesin të cilin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e filloi Serbia kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, fillon të marten në Hagë.

Beogradi zyrtar është i bindur se të gjitha argumentet juridike janë gjoja në anën e tij, por konstaton se problem do të mund të paraqitet nëse çështja e pavarësisë së Kosovës hedhet në terren politik.

Artisti shqiptar Strati e përfundoi mozaikun për Majkëll Xheksonin

Artisti shqiptar Strati e përfundoi mozaikun për Majkëll Xheksonin

POSTUAR në 16 Nov 2009 në 11:17pm

Artisti shqiptar, Saimir Strati për më pak se një muaj e përfundoi mozaikun gjigant me fytyrën e mbretit të muzikës pop, Majkëll Xhekson, duke përdorur 300.000 brusha figurative.

Ky deri tani është mozaiku më i madh me material të tillë dhe është vepra e katërt origjinale e Stratit, me të cilën ai po përpiqet sërish të hyjë në Librin e rekordeve të Ginisit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Shqiptarët i kundërpërgjigjen enciklopedisë maqedonase

POSTUAR në 12 Nov 2009 në 9:39pm

Në Maqedoni pritet të botohet libri “Maqedonia shqiptare” një kundërpërgjigje me fakte e “Enciklopedisë maqedonase”.

Libri pritet të dalë në botim me rastin e festave të nëntorit. Në vëllimin e parë përfshihen tekste dhe dokumente origjinale shqip, anglisht dhe frëngjisht nga e kaluara historike e Maqedonisë shqiptare, të shkruara nga një grup autorësh antikë, albanologë, historianë dhe udhëpërshkrues të huaj të shekujve XVI-XIX.

Parlamenti Evropian vendos për pezullimin e vizave

POSTUAR në 12 Nov 2009 në 9:00pm

Parlamenti Evropian të enjten duhet të vendos për pezullimin e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi për zonën e Shengenit nga 19 dhjetori.

Pritet që Parlamenti Evropian ta miratojë vendimin, ndërsa para hyrjes në fuqi duhet të konfirmohet nga ministrat e punëve të brendshme dhe drejtësisë të Bashkimit Evropian në takimin e caktuar më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

Për kontabilistët “e-tatime”

POSTUAR në 08 Nov 2009 në 5:17am

Drejtoria për të Hyra Publike në Gostivar, ka vënë në funksion sistemin elektronik “E-tatimet“ për kontabilistët dhe gjithë të interesuarit.
Ky sistem u kushtohet të gjithëve personave juridik dhe ushtrues të veprimtarive të cilat kanë për detyrë parashtrim të tatimit deri te Drejtoria për të Hyra Publike.
Sistemi “E-tatimet“, mundëson shfrytëzimin në mënyrë efikase dhe bashkëkohore parashtrimet e formularit për tatim deri te Drejtoria e të hyrave publike, njëkohësisht
mundëson përdorim të thjeshtë dhe komunikim të vazhdueshëm elektronik me Drejtorinë e të Hyrave Publike 24 orë/ 7 ditë në javë dhe procesim të shpejtë të të dhënave.

Matja dimërore e kohës prej të dielës

POSTUAR në 23 Oct 2009 në 11:35pm

Matje dimërore e kohës në Evropë fillon gjatë natës midis 24 dhe 25 tetorit, gjegjësisht të dielën herët në mëngjes.

Orët në orën tre të mëngjesit të së dielës duhet të lëvizen një orë prapa, gjegjësish në orën dy.

Matja verore e kohës sërish fillon më 28 mars të vitit 2010.

EDHE MË POSTE

ARKIVA E LAJMEVE

March 2010
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
« Feb    
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031