Çifti më i ri shqiptar…21 komente

nga admin
Postuar në 27 Dec 2009 në 5:51pm

ciftimeirishqiptar

Ata janë ndoshta çifti
me moshën më të vogël në Shqipëri. Ajo quhet Floresha dhe sapo ka
mbushur 13 vjeç, ndërsa ai mban emrin e një artisti të njohur në
Hollivud. E thërrasin Çaknorris Mustafai dhe është 14 vjeç. Që nga
gushti i këtij viti banojnë të vetëm në një shtëpi private në lagjen “5
Maji” Elbasan. U njohën, u dashuruan, u fejuan dhe u martuan si të
gjithë çiftet e tjerë, ndonëse ligjërisht të pacelebruar.
Njohja dhe lidhja
“U
njohëm kur ishim në shkollë. Unë shkoja në shkollën “Xhaferr Kongoli”,
ndërsa ai në shkollën “Qemal Haxhihasani”. Më kishte ndjekur disa herë
nga pas. Por unë i fshihesha gjithmonë. Një ditë më ndaloi në rrugë dhe
më tha “të dua dhe më pëlqen të martohem me ty”. Unë i thashë që të
vinte të më kërkonte në shtëpi. Isha dhjetë vjeçe kur më propozoi”,
tregon Floresha. Burri i saj bëhet xheloz, tenton ta ndalojë, e qorton,
madje edhe e kërcënon. Por ajo kënaqet dhe qesh, sepse i pëlqen t’i
kujtojë çastet që kanë kaluar para fejesës bashkë.
Çaknorris
Mustafai ka një shtëpi të madhe, aq sa ai dhe nusja duken si kukulla
brenda saj. Shtëpia ka korridorin e madh, kuzhinën, dhomën e pritjes
dhe dhomën e gjumit. Më e kompletuar duket dhoma e gjumit. Brenda saj
ndodhen të gjitha takëmet e një çifti të vërtetë. Të vegjlit janë të
destinuar ta përballojnë të vetëm jetën. Prindërit e tyre janë
emigrantë në Greqi.
Jeta e çiftit
Jeta
e të miturve nis që herët në mëngjes. Ajo rregullon krevatin dhe fillon
nga punët e shtëpisë. Pasi lahen dhe pastrohen, hanë mëngjesin bashkë.
Në orën 8 Çaknorris niset për në punë. Merret me tregti rrobash. Rrobat
i sjellin prindërit nga Greqia. Pasi mbaron punët e shtëpisë, në treg
shkon edhe Floresha. E ndihmon të shoqin të bëjë pazar, të dijë të
flasë me klientët dhe të bëjë llogaritë. Shesin deri në orën 15:00,
kohë kur mbyllet edhe tregu. Floresha ka kohë të lirë mëson edhe
abetaren, për të mos qenë analfabete. Pas një dite të lodhshme burri
shtrihet në krevat dhe nusja pas tij.
E ardhmja
Dashuria
duket shumë e fortë. “Gjatë kësaj kohe e kam dashur shumë Çaknorrisin.
Ai është çapkën. Unë e kuptoj që më do, ndaj i vij nga pas dhe ia
plotësoj të gjitha tekat”, thotë Floresha. “Kur të mbush 16 vjeç, duhet
të lind fëmijë. Jemi të pacelebruar, por pa problem. Në këtë moshë unë
duhet të lind, ndryshe Çaknorrisi edhe mund të më lërë, nëse nuk bëhem
nënë. Pavarësisht moshës, unë ndjehem një grua si gjithë të tjerat dhe
më pëlqen të administroj burrin dhe shtëpinë”.

Lexo edhe...
Reklama ad

21 komente

  1. lifii

    haj zoti muhabetin allahi fesatin heh

  2. ALI

    EEEEEEEEE CAKNORIZ BE HAJT SE I FORT O KI DNA CESE CAKNORIZA TVOGEK

  3. arti

    urime urime ishalla plakeni bashk te lumtur

  4. arti

    urime urime ishalla plakeni bashk te lumtur

  5. hahahhah qa koket tqart hahah u plakshit bashk :P mir ja pasket bo . shembull i mir per rinin ton:Phahah

  6. besforti

    hallall ju kofte se ja pasni qillu ma mire ne rini se ne pleqni

  7. fisi

    oooooooo pergezime, si te filmi 14 vjeq dhenderr, i bafshi me shume se 15 fmi, qe te rritet lindhmeria………….hwhehheh :P :D :(

  8. gresilda

    aHhhaAHa….sa bukur po dOkiiii ….ahHaHhaha :P

  9. NITAAAAA.....

    nusja po ta shpifkaaa……….ahhahhahahhahhahahahhah

  10. Azra

    e caknoriz be i fort je deftau na ke zbardhur fytyren  me ket qe e ke be t ashohen se fmive shiptar mendja u shkon te martesa e jo te mesimi

  11. adisss

    po nuk  eshte aspak per tu cudit ne trevat shqiptare ndodhen kjo edhe ne Gostivar, ama ctash kane ndryshu xhanat pi dallim prej ma para ama prap ke fshatrat mendojn se ndoh e njejta po ishalla bim nmend ejj o njerez:D 

  12. sara

    hahahah ncncncn 

  13. Anonymous

    hehehehehh,oki ishalla gjith jeni bashk,po shuum heret per mu martu beh:D:D::P…..

  14. kenan

    birolla ju qoft

  15. reska

    o un kam 25 vjet edhe spo ma h an me u martu..se i tutem marteses waaa hallall ju koft bre ap ap ap brravooo veq ishalla knaquni mor zottt

  16. anonim

    heret ja paskeni fillu ……………………ishalla me mend ne kry e sjeni ngut se mendje fmijet maaaa

  17. anonim

    a pat frik se spo gjeni burr e gru ma von apo dashnia

  18. oo boll ka majt kjo tok njerz a smujt me prit edhe nja 3 vjet aaaaaa bash mir aaaaaaaaa tash kan mu martu thmija oooo zot o zot nejse urime qift fenomenal pa asni tmet a

  19. o me hi ne kontrollu ne krejt boten asnje martes se gjan ne moshen e fmiut e ju shkut u martut 13-14 vjet krejt bota budall na shqiptart mat mequmm a aaa e paskni nimu rinin ton tash ata kan me shku mu martu krejt thmi
    qfar njerz palidhje pasha ZOTEN sjeni normal valla a smujt me prit edhe nja 4-5 vjet a a ZOTI ju vraft

  20. Pse mes mu dridh toka e mu ba kjamet ku shkojn um martohen -13-14-vjet krejt shqiptar jan tranu valla ju uroj ndarje sa me te shpejt hahahah ciaoooooooooooo shihemi qifti ma i keqi ne bot se mja ngjit virusin kompjuterit kur ju pash

  21. ncnncnc nuk jam normal valla ne moshen 13 vjeqare mu martu nejse kan dasht … nejse edhe une po kam qef mu martu qitash se tash termet e tani nuk muj mu martu po kam qef kosovaaa:P

Repliko

Anti-Spam Protection by WP-SpamFree