Çka është Wikileaks dhe kush është Julian Assange?0 komente

nga admin
Postuar në 13 Dec 2010 në 7:45pm

Wikileaks.com është një nga web faqet më aktuale momentalisht dhe Julian Assange, themeluesi i saj është një nga personat më të popullarizuar dhe të famshëm për momentin.

Deri tani janë përhapur shumë dokumentare dhe materiale të ndryshme lidhur me këtë person dhe idenë e tij për zbulimin e dokumenteve të fshehta të shteteve dhe organizatave të mëdha nëpër botë.

Por ne kemi vendosur që t’ju tregojmë një nga vdeotë më .autentike. Ua paraqesim pikërisht paraqitjen e tij personale para audiencës në një nga konferencat më me renome në botë, që mbahen nga TED.com.

Në këtë paraqitje ai për herë të parë e zbulon një dokument të fshehtë. Fatkeqësisht apo fatmirësisht në  këtë rast përfshihet një organizatë për naftë , që operon në Shqipëri. Shikojeni këtë video dhe do të mësoni shumë më tepër në lidhje me Julian Assange dhe idenë e tij. Fatkeqësisht kjo video nuk ka titra në gjuhën shqipe, por ka titra në mbi 20 gjuhë dhe shpresojmë se ndonjëra nga ata do t’ju shërbej…

E dimë të gjithë se çfarë zhurrme ka ngritur kjo faqe. Bota është e ndatrë në lidhje me këtë ide. Do të ishte interesante edhe ju më posht të na tregoni mendimin tuaj në lidhje me këtë faqe…

Be Sociable, Share!
Lexo edhe...