Çka tregon preferenca jote muzikore për personalitetin tënd…0 komente

nga admin
Postuar në 10 Sep 2009 në 3:33pm

Kjo është një studim amerikan, i cili i lidh preferencat muzikore me karakteristikat e personalitetit.

Ndoshta nga ky test edhe ju mund të gjeni ndonjë lidhshmëri. Më posht mund të na shkruani nëse pajtoheni me rezultatet nga testi.

Preferencat muzikore  janë ndarë në katër kategori:

  • 1. Reflektive dhe komplekse

Njerëzit e kësaj kategorie kënaqen me muzikë klasike, Blues dhe Folk. Në këtë kategori marrin pjesë 48% e njerëzve, që është përqindje e lart.

Personat që bien në këtë kategori i kanë karakteristikat në vijim:ata janë të hapur për përvoja të reja, janë kreativ, inteligjent dhe kënaqen kur provojnë gjëra të reja. Kur bëhet fjalë për politik ata atëherë anojnë gjithmonë kah liberalët. Urtësia, diverzitetet dhe artet e bukura për ta janë shumë të rëndësishëm. PAs një dite të lodhshme atapreferojnë të dëgjojnë muzikë, të lexojnë ndonj libër ose të kënaqen duke parë ndonjë dokumentar, film klasik ose të huaj.

  • 2. Agresive dhe e tehut

Njerëzit e kësaj kategorie kënaqen me muzikë alternative, rock dhe heavy metal. Në këtë kategori bëjnë pjesë rreth 24 % të njerëzve, që është një përqindje më e vogël.

Nga rezultatet e hulumtimit njerëzit e kësaj kategorie i kanë këta karakteristika:

Ata tentojnë të jenë të shoqërueshëm, më pak të sigurt se personi mesatar dhe janë konvencional. Ata tentojnë të vendosin shumë rëndësi në sigurinë, qetësinë dhe shpëtimin familjar. Kur kanë kohë të lirë dhe gjatë asaj kohe nuk dëgjojnë muzikë, ata atëherë dëshirojn të shikojë ndonjë dramë, film romantik ose ndonjë film klasik.

  • 3. Thjesht dhe interesant

Njerëzit e kësaj kategorie dëgjojnë Pop, muzikë religjioze, Country  dhe soundtracka. Në këtë kategori bien 1% e njerëzve.

Karakteristikat e pjesëtarëve të këtij grupi janë:

Ata janë introvert, jokonvencional dhe artistik. Kur është fjala për morala dhe vlera ata anojnë kah liberalët. Bukurinë dhe harmoninë e brendshme i quajnë principe të rëndësishme në jetë. Filma të preferuar i kanë filmat kult dhe të huaj.

  • 4. Energjetik dhe optimist

Njerëzit e kësaj kategorie dëgjojnë Hip Hop, Rap, Funk, Soul dhe muzikë elektronike. Këtu bëjnë pjesë 35% e njerëzve.

Karakteristikat e këtyre njerëzve janë:

Ata janë introvert, më pak të sigurt dhe të orientuar kah detalet. Sa i përket politikës dhe vlerave, ata anojnë kah konzervativët dhe e çmojnë inteligjencën, ambicjen dhe artet. Kur nuk janë duke lexuar diçka, atëherë ata me siguri shikojnë ndonjë film romantik, klasik apo western.

A mendoni se ky hulumtim ka një pjesë të saktë të përfundimeve? A  e ka përshkruar personalitetin dhe karakteristikat e juaja saktë sipas preferencave tuaja muzikore? Na shkruani më posht…

——————————————————————————————————————————————–

Lexo edhe...
Reklama ad

Repliko

Anti-Spam Protection by WP-SpamFree