Mësoje artin e eliminimit të bisedës negative me veten!!!0 komente

nga admin
Postuar në 28 Feb 2010 në 6:34pm

Të gjithëve ju ndodh që të flasin me veten në brendin e tyre. I kushtoni kujdes dhe e dëgjoni atë që e thoni dhe pastaj e zbuloni se ajo që e thoni a e inkurajon apo diskurajon veten tuaj.

Të gjithë kanë biseda të brendshme, por jo secili i kushton rëndësi asaj bisede. Por duhet ta konsideroni se ajo bisedë mund të jetë jë nga çelësat për ta çliruar maksimumin tuaj potencial.

Dërdëllitës të brendshëm

Çka nënkuptohet me bisedë të brendshme? Biseda e brendshme është ajo që ju ndodh në formë të komunikimit në mes teje dhe vetes tënde. Në esencë është ajo që ju e flitni me veten në lidhje me ndonjë temë dhe ajo mund të jetë pozitive ose negative. Varshmë[risht nga ajo që e thoni ajo mund të jetë inkurajuese ose disinkurajuese.

Dhe në të shumtën e rasteve kur dëshironi të arrini ndonjë qëllim, atëherë ju paraqiten pyetje dhe dilema negative në bisedën tuaj të brendshme.

Si ti eliminoni bisedat negative me veten tuaj

  • 1. Vetëdija

Vetëm duke qenë i vetëdijshëm mund ta hetoni se çka është gabim dhe se çka është saktë dhe se çka duhet të ndërmerrni për ti përmirësuar gabimet. Nëse ende nuk e keni detektuar bisedën tuaj negative, atëherë duhet të jeni më të vetëdijshëm. Bëhuni më të vetëdijshëm për emocionet e juaja. Biseda negative paraqiten zakonisht kur jeni në valë të emocioneve negative. Bëhu i kujdesshëm për ata emocione.

  • 2. Pyetje

Gjersa e vëren një bisedë negative me veten vëzhgoje atë. Pyete veten se ata biseda negative si ndikojnë në arritjen e qëllimit tënd dhe kutoje se si kanë ndikuar ata në të kaluarën.E ke patjetër ta adresosh se sa frustracion ajo të ka bart dhe atëherë mund të ndjehesh i fort për ta ndryshuar atë.

  • 3. Vendos dhe zëvendëso

Në mendjen tonë nuk ka asnjë delete buton për ti eliminuar këta biseda negative dhe gjithashtu nuk do të lirohemi nga ata nëse vetëm e vendosim ta braktisim, por zgjidhja është zëvendësimi i saj me bisedë pozitive.

Disa shembuj

Në vend që të thoni ” Mendoj se nuk mund të humb disa kilogramë”, thoni ” Mund të humb shumë lehtë disa kilogramë me strategji të drejta”.

Në vend që të thoni ” E urrej punën time” , pse mos të thoni “Tani e di se çka nuk pëlqej do të jem më i kujdesshëm në zgjidhjen e punës së ardhshme”.

Porosia e fundit

Biseda jote negative me veten mund të të çfuqizoj dhe të të ndaloj nga marrja e iniciativës për veprimin që e dëshiron. Megjithatë kur e zëvendëson bisedën tënde negative me pozitive, atëherë ndjen shumë më tepër fuqi dhe aftësi  për ti arritur gjërat që i dëshiron.

Ti dëshiron të jesh në gjendje pozitive sa më gjatë sepse vijnë kohëra kur duhet të ndërmarrish aksione serioze. Pra fillo tani duke qenë më i vetëdijshëm për bisedë tënde me veten dhe shndërroje atë në pokzitive dhe fuqizuese.

Si e detektoni ju bisedën tuaj me veten? Pozitive apo negative? A mendoni se ajo shpesh ju ndalon të mos i arrini qëllimet e juaja?

Lexo edhe...
Reklama ad

Repliko

Anti-Spam Protection by WP-SpamFree