Nënat tri herë më pak fitojnë se burrat0 komente

nga admin
Postuar në 09 Mar 2010 në 11:49am

Unioni Tregtar Ndërkombëtar (UTN), në ditën e sotme kushtuar grave kumtoi se nënat fitojnë tri herë më pak se burrat, ndërsa njëherit përballen me shumë pengesa në karrierën e tyre.

Sipas raportit gratë të cilat kanë fëmijë mesatarisht fitojnë 68 për qind më pak se burrat apo thuajse 74 për qind nga fitimi i burrave.

Sipas kryetares së Komitetit femror të Unionit, Dajana Hold ky raport do të thotë thirrje për mobilizim në të gjitha nivelet.

Punëdhënësit shpesh herë shkelin ligjin me atë se i paguajnë gratë shumë më pak se burrat me këtë rast duke mos i lejuar të mbesin shumë gjatë në mungesë për shkak të lindjes.

Raporti tregoi edhe se gratë janë të pamundësuara që të punojnë gjatë shtatzanisë ose janë detyruara të bëjnë teste me të cilat do të dëshmojnë se janë shtatzëna.

Ky raport përfshinë, të dhëna të 40 prej gjithsej 155 vendeve aq sa marrin pjesë në këtë Unonin.

Lexo edhe...
Reklama ad

Repliko

Anti-Spam Protection by WP-SpamFree