Parlamenti Evropian të enjten duhet të vendos për pezullimin e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi për zonën e Shengenit nga 19 dhjetori.
Pritet që Parlamenti Evropian ta miratojë vendimin, ndërsa para hyrjes në fuqi duhet të konfirmohet nga ministrat e punëve të brendshme dhe drejtësisë të Bashkimit Evropian në takimin e caktuar më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave të Ballkanit Perëndimor, deputetja sllovene Tanja Fajon është optimist.
Sipas saj të gjitha shtetet anëtare të BE-së e mbështesin nismën e Sllovenisë që liberalizimi i vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi të hyjë në fuqi më 19 dhjetor të këtij viti, e jo me një janar të vitit 2010, siç u paralajmërua më herët.
Fajon pret mbështetje të fortë nga anëtarët e Parlamentit Evropian për pezullimin e vizave.
Qytetarët e Maqedonisë pas pezullimit të vizave, me pasaportat e reja biometrike do të mund lirshëm të udhëtojnë në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ndërsa liberalizimi vlen edhe për Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.
Lexo edhe...- Maqedonia e fundit në bastoret e Eurosong-ut
- Gjarpëri i varur nga pirja e duhanit
- Sensacion i një shqiptari, F1 nga gurri
- Pirja e duhanit do të dënohet edhe gjatë Vitit të Ri
- Top lista e faqeve më të vizituara në Maqedoni për nëntor '09
- Shqiptarët i kundërpërgjigjen enciklopedisë maqedonase
- Për kontabilistët "e-tatime"
- Matja dimërore e kohës prej të dielës
- Mbi 8.000 serbë presin nuse shqiptare
- Shpallet lista e 200 ndërmarrjeve më të mëdha në Maqedoni për vitin 2008



