Duhanpirësit, pasi që të urojnë Vitin e Ri, do të duhet menjëherë t’i fikin cigaret, meqë nga mesnata e 1 janarit do të fillojë zbatimi i Ligjit për ndalesë të pirjes së duhanit.
Inspektorët shtetërorë tashmë janë në terren dhe paralajmërojnë objektet hotelierike se ligji do të zbatohet në mënyrë strikte në minutat e para të vitit 2010.
“Inspektorët shtetëror të tregut gjatë festave kanë kujdestari të caktuar ndonëse në numër të vogël, ashtu që nuk përjashtohet mundësia se edhe nga 1 janari menjëherë të jenë në terren”, deklaroi drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Sasho Jakimovski.
Për personat juridik parashihen gjoba prej 2.500 deri në 4.000 euro, ndërsa për personat fizik prej 150 deri në 300 euro.
Lidhur me informatat e hotelierëve se me hyrjen në fuqi të ligjit, në masë të konsiderueshme do të zvogëlohet qarkullimi, ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi thekson se këto implikime janë afatshkurtëra.
“Sigurisht se ka implikime të veta ekonomike në industrinë mbi një sektor të caktuar të ekonomisë, ato janë afatshkurtëra. Nëse llogaritet neto efekti mbi mjetet publike, mbi ekonominë, ai do të jetë pozitiv”, dkelaroi Besimi.
Ministri i Shëndetësisë, Bujar OSmani edhe një herë përsëriti shkaqet e miratimit të këtij ligji dhe demonstroi vendosmërinë e tyre për zbatimin konsekuent të ligjit.
“Faktet dhe dëshmitë mjekësore qartazi dhe pa kurrfarë dyshimi tregojnë se pirja e duhanit lidhet me 25 arsyje për vdekshmëri dhe është faktor numër një në gjashtë prej tetë arsyjeve kyçe të vdekshmërisë dhe fakt është se pirja e duhanit do t’i vret gjysmën e duhanpirësve të tanishëm”, tha Osmani.
Nga viti i ardhshëm duhanpirësit nuk do të mund të konsumojnë duhan nëpër kafiteri, kafe-bare, diskoteka, pabe, në stadiume, ndërsa gjatë verës edhe në bahçe. Ligji do të lejojë pirjen e duhanit vetëm në hapësira të hapura, para kafiterive.
Lexo edhe...- Maqedonia e fundit në bastoret e Eurosong-ut
- Gjarpëri i varur nga pirja e duhanit
- Sensacion i një shqiptari, F1 nga gurri
- Top lista e faqeve më të vizituara në Maqedoni për nëntor '09
- Shqiptarët i kundërpërgjigjen enciklopedisë maqedonase
- Parlamenti Evropian vendos për pezullimin e vizave
- Për kontabilistët "e-tatime"
- Matja dimërore e kohës prej të dielës
- Mbi 8.000 serbë presin nuse shqiptare
- Shpallet lista e 200 ndërmarrjeve më të mëdha në Maqedoni për vitin 2008



