Si ta masish dhe përmirësosh integritetin tënd0 komente

nga admin
Postuar në 28 Dec 2009 në 10:34am

integritetipersonalIntegriteti duhet të përfaqësoj principet udhëheqëse, që i ke ndërtuar në jetën tënde. Individi, që demonstron integritet personal do të jetë i besuar nga personat tjerë, që i takon në jetën e tij. Është shembull i vërtet ku veprat flasin me zë më të lart se fjalët.

Individi, që modelon integritet është i sinqertë për veten e tij dhe i kujdesshëm dhe i vetëdijshëm për atë që e dëshiron dhe për atë që ka nevoj. Në veprat e tij ka konsistencë.

Disa shembuj të karakteristikave të këtyre personave janë:

  • Nëse e di, që një gjë nuk mund të plotësohet, atëherë e di kur duhet të thotë jo
  • Kur pranojnë kritika konstruktive dinë se si të vendosen në mënyrë, që të mos pozicionohen defenziv
  • Nëse premton nuk e then premtimin
  • Nëse gabon e merr përsipër pasojën nga gabimi

Nëse pranon sinjale se të tjerët nuk e besojnë marrin disa hapa për ta kuptuar se pse është ashtu.

Kur marrin pjesë në ndonjë situatë konfliktuoze ata asnjëherë nuk anojnë, por i marrin në konsideratë të gjitha faktet dhe argumentet dhe gjithmonë kanë këndvështrim të ndryshëm nga të tjerët. Ata gjatë këtyre situatave i eliminojnë emocionet dhe mundohen të veprojnë vetëm me mendje.

Ata nuk e bëjnë veten më të mirë në llogari të të tjerëve. Kjo nuk është karakteristikë e tyre.

Njerëzit e masin integritetin nga mënyra e veprimit, karakteristikat, që i tregojnë. Edhepse vazhdimisht mund të silleni si një person me shumë integritet, prapseprap njerëzit janë të prirur më tepër të mbajnë mend momente kur veproni si person pa integritet. Mbani mend se është e rëndësishme të merrni vendime etike dhe asnjëherë të mos i komopromitoni integritetin tuaj për ti kënaqur të tjerët. Ngrihuni kur keni të drejtë, edhe sikur të keni shumë shtypje nga dikush. Integriteti gjithmonë do t’ju nxjerr para. Ata që veprojnë pa integritet do të kapen vetë nga rrjeta e tyre e veprimeve joetike.

Lexo edhe...
Reklama ad

Repliko

Anti-Spam Protection by WP-SpamFree