Këtu e keni një tregim, i cili shumë interesant e definon dashurinë dhe martesën…
Një njeri i mençur dhe nxënësi i tij ishin duke ecur dhe arritën në tregun e qytetit. Ata dy kishin qenë duke folur për filozofinë kur pa pritur nxënësi e pyeti mësuesin e tij:” A mund të më sqaroni se çka është dashuria?”
Mësuesi duke qeshur refuzoi të përgjigjet. Ndërkohë ai nga xhepi nxorri disa para dhe ia dha nxënësit të tij dhe i tha:” Merri këto para dhe shko bleje për mua ushqimin më të mirë në këtë treg. Megjithatë ka një rregull. Patjetër rrugët nëpër të cilat kalon ti konsiderosh si të njëkahshme dhe pasi që të kalosh nëpër një rrugë të tregut dhe nuk ke blerë asgjë pastaj nuk ke të drejtë të kthehesh në atë rrugë dhe të blesh. Pra zgjidh me mençuri.”
Nxënësi nisi nëpër treg, duke u mahnitur nga zgjedhja e madhe e tregut. Por prapseprap thoshte me vete:” Më tutje ka edhe më ushqime . Jam i sigurtë se do të ketë më të mira.” Ai kaloi një pjesë të madhe të tregut, duke gjetur shumë ushqime të mira, por çdoherë e mbante mendja se do më tutje do të gjej diçka më të mirë.
Pas një kohe ai e kuptoi se pjesa e tregut për ushqime mbaroi dhe ai kishte hyrë në pjesën e tregut për veshje. Ai u pendua shumë pse nuk bleu asgjë nga ushqimet, që i pa më herët. U kthye të mësuesi me duart e ybrayura.
Atëherë njeriu i mençur i tha:”Kjo është dashuria. Gjithmonë je në kërkim të ndonjë më të mire, por vetëm e kupton se veçmë e ke humbur personin e vërtet.
Atëherë nxënësi e pyet një pyetje tjeter:”Atëherë çka është dashuria?
Njeriu i mençur i tha:”Akoma i ke paratë e mia, ashtu? Tani shko bleje ushqimin më të mirë. Por ushqimi duhet të jetë me çmim të lirë. Dhe dihet rrugët janë të njëkahshme.”
Nxënësi edhe njëherë u nis. Tani ishte shumë i kujdesshëm të mos e përsërise gabimin. Pas 10 minutash ecjeje ai bleu një ushqim për të dhe për njeriun e mençur. Atëherë u kthye te njeriu me krenari.
Atëherë njeriu i mençur i tha:”Tani e shikon vetëm atë që është e mirë. Me të vërtet mendon se kjo ishte zgjedhja më e mirë, që mund ta bëje. Edhepse atje ka shumë ushqime më të mira dhe më të lira ti prapseprap je i lumtur me zgjedhjen, që e ke bërë. Kjo pra është martesa.
A mendoni se ky tregim me të vërtet e përshkruan dashurinë dhe martesën???
“”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"
Lexo edhe...- Cili është stili juaj i dashurisë???
- Burri më i vjetër dhe gruaja më e mençur e përbëjnë çiftin ideal
- Disa shenja se ai është i interesuar për ty...
- A je gati për dashuri?
- Ndjesa mashkullore vazhdon jetën e grave
- Qëllojeni:Kush nuk e fitoi bikini garrën?
- Xhelozia-çka e shkakton atë dhe si të ballafaqoheni me të?
- Një letër dashurie. . .
- Çka është DASHURIA???
- Evolucioni i femrës dhe mashkullit e ilustruar në mënyrë qesharake...




oh….lovely
pooooooooooooooo
Po shumë …